Çmenduri, dy burra bëjnë sërf mbi kurrizin e peshkaqenit më të madh në botë (FOTO LJAM)

Dy burra janë xhiruar duke bërë sërf mbi kurrizin e një peshkaqeni, duke u mbajtur te ai me anë të litarëve.

Bëhet fjalë për një peshkaqen-balenë, lloji më i madh i peshkaqenëve, që shkon deri në 19 000 kg dhe kanë gjatësi deri në 18,8 metra.

Mendohet se pamjet janë xhiruar në Meksikë, aty ku peshkaqenët janë specie në mbrojtje.

Peshkaqenët-balena ushqehen vetëm me plankton dhe peshq shumë të vegjël. Ky lloj peshkaqeni nuk përbën aspak rrezik për njeriun.
Shtuar më 19/08/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori