Çmendi vajzat e "Love Story", Saimirin do ta shohim së shpejti në serialet turke? (FOTO LAJM)

Saimir Kasemi, ‘princi modern’ i emisionit të ri në “Tv Klan”, “Love Story”, është kthyer në personazhin më të komentuar të këtyre tre javëve.

Vajzat po konkurrojnë me njëra-tjetrën për të fituar zemrën e Saimirit, i cili i ka rënë shumë në sy edhe vajzave jashtë televizionit.

Jo vetëm kaq! “Kryefjala.com” bën me dije se regjisori i famshem turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanl??” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij.

Me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Ende nuk dihet nëse Saimiri e ka pranuar ofertën, megjithatë kjo është një mundësi tepër e mirë për “princin modern”, i cili shumë shpejt mund të bëhet personazhi kryesor në serialet turke.
Shtuar më 02/12/2020, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori