"Çmendet" samsung, prezanton gjigantin me katër kamera (FOTO LAJM)

Pëlqej
Samsung laçoi zyrtarisht modelin me të ri, atë të Samsung Galaxy A9 i cili ka katër kamera.

Samsung konkurroi fuqishëm me rivalët e saj, Huawei e LG, të cilët lançuan smartfonë me tri kamera.

Modeli i ri i gjigantit korean, Samsung Galaxy A9 u shfaq me katër lente: një 8-megapixel, lente me kënd të gjerë 120-shkallë; një lente telefoto 10 megapiksel me zmadhim optik 2x; një lente kryesore 24 megapiksel; dhe një aparat fotografik me thellësi prej 5 megapikselësh.

“Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për risi të rëndësishme në një botë me zhvillim të shpejtë e drejtuar nga komunikimi pamor, – tha DJ Koh, kryetar dhe CEO i IT & Mobile Communications Divizioni në Samsung Electronics, – në sajë të përvojës sonë në zhvillimin e kamerave për smartphonët, ne i jemi futur teknologjive të reja të gjenerimit në të gjithë portofolin Galaxy”.

Ndër karakteristikat të tjera teknike mund të përmendim, ekranin Super AMOLED Full HD + 6.3 inç, 6GB RAM, procesor Octa Core dhe 128 GB memorie të brendshme Expandable deri në 512 GB. dhe një bateri prej 3.720 mAh.
Shtuar më 13/10/2018, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori