Juventus do një lider në ekip, ide e çmendur për lojtarin e Interit

Juventus është i dëshpëruar për të gjetur një lider të vërtetë në ekip, sidomos tani që edhe Chiellini njoftoi lamtumirën.

Klubi i “Zonjës së Vjetër” dëshiron shumë një lojtar krahu me potencial. Emri i parë është ai i Zaniolos, por italiani kushton shumë. Di Maria është një emër tjetër në listë, por gjithashtu edhe argjentinasi ka kërkesa të larta për pagën.

Tashmë Juventus ka një ide të çmendur në kokë, e pamundur por në merkato nuk i dihet asnjëherë. Ata kanë shfaqur interes për Ivan Perisic, kroati i Interit i cili përmbysi rezultatin ndaj tyre në Olimpico për t’i dhënë Interit Kupën e Italisë pas shumë viteve.

Interi është i bindur se Perisic nuk largohet nga ekipi dhe gjithashtu zikaltërit kanë planifikuar pas ndeshjes ndaj Cagliarit një takim me kroatin dhe agjentin e tij për të diskutuar detajet e rinovimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.05.2022 11:11