"Çmend" rrjetin me fotot provokuese nga karantina, por izolimi po torturon modelen (FOTO LAJM)

Emily Ratajkowski po kalon një periudhë të vèshtirë emocionalisht dhe mendërisht gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Modelja 28-vjeçare po qëndron në shtëpi me bashkëshortin e saj Sebastian Bear-McClard në mes të pandemisë globale, por ka thënë se qëndrimi në shtëpi ka qenë shumë i vèshtirë për të.

Duke folur për “A Zoom of One’s Oën” të Vogue, ajo tha: “Për mua, është më shumë një betejë emocionale dhe mendore për të mbajtur humorin lart dhe për të qëndruar e zënë me punë”. Gjatë izolimit të saj, Emily është e vendosur të përfshihet më shumë në drejtësinë sociale duke u dalë në mbrojtje atyre njerëzve që nuk kanë avokatë në krizën aktuale.

“Unë po planifikoj të bëj shumë më tepër në hapësirën e drejtësisë sociale sepse kjo është shumë e rëndësishme tani. Por gjithashtu, sepse Bernie Sanders ra, unë gjithashtu kam nevojë për një lloj shprese … dhe mbrojtja e njerëzve që nuk kanë avokatë në këto situata, më bën të ndjehem mirë”.

Ndërkohë, Emily i inkurajoi njerëzit që thjesht të merren me stilimin e flokëve, në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm në shtëpi, në mes krizës shëndetësore. Ajo beson se nuk ka rregulla gjatë pandemisë kur bëhet fjalë për rutinën.


Shtuar më 29/04/2020, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori