Ç'kërkonte në Bashki ish-këshilltarja e Berishës, fotoja e saj theu rrjetin (FOTO LAJM)

Një foto e ish-këshilltares së Sali Berishës, Zana Guxholli, në krah të Erion Veliajt, ka bërë xhiron e rrjetit në 24-orëshin që lamë pas.

Guxholli ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit për çështjet ekonomike për dy mandate me radhë, dhe krejt rastësisht e gjen veten krah Veliajt.

Po çfarë ka ndodhur realisht? Mësohet se Guxholli ka qenë në Bashki për shkak se mbesa e saj është celebruar nën kujdesin e veccantë të Veliajt, shkruan FaxWeb.

“Shumë urime nga Fiona Guxholli & Evaldi Balla – çifti i fundit qe u celebrua nga 2018-a! Qofshi gjithnjë të lumtur e pozitivë, si familja më e re e qytetit tonë”, shkruan Veliaj në tëitter teksa ka uruar çiftin e porsamartuar.

Sigurisht imazhi i Veliajt si i kudogjendur dhe apolitik është përmirësuar ndjeshëm në këtë rast.

Një nga reagimet më pikante ka qenë ai i gazetarit Armand Maho:

Kjo femra qe i vete buza vesh me vesh se ka takuar Lali Erin, nuk eshte militantja e Beratit, ajo qe sdonte as drita as uje por vetem unitet, por eshte eshte Zana Guxholli, kush nuk e mban mend, keshilltare e doktor Berishes per 2 mandate radhazi.

E promovuar sa me ska nga PD, dhe qeverisja e saj, e thirrur ne cdo debat. Perpara 2005 pakkush e njihte. Por Zana me humbjen e pushtetit smund te rrije pa qene ne qender te protagonizmit, ose dhe pa ndonje kocke fundja. Dhe ja ku gjeti Erjon Veline, i cili si rastesisht kujdeset personalisht per celebrimin e mbeses se Zanes ne zyren e tij.

Madje ishte i gatshem qe kete veprim ta kryente dhe ne shtepine e Zanes , te guzhina apo te dhoma e gjumit te saj, mjaft qe te jepte imazhin e kryebashkiakut te gjendur, babaxhan e punetor, qe smban meri politike…! Dhe per kete i duhej Zana e PD-se. Rrofshin Zanat politike, qofshin keto dhe me mbiemer Guxholli!
Shtuar më 07/01/2019, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori