Portieri goditet në kokë dhe bie pa ndjenja (VIDEO)

Një skenë rëndë u regjistrua në elitën e futbollit serb, në sfidën mes Radniki Nis dhe Partizanit të Beogradit.

Në minutën e 21-të të takimit portieri i Partizanit të Beogradit, Aleksandër Popovic ka marrë një goditje në kokë, e më pas ka mbetur i shtirë duke mos lëvizur.

Të gjithë lojtarët vrapuan për t’i ardhur në ndihmë portierit, i cili humbi ndjenjat. Menjëherë u desh ndërhyrja e ambulancës, ndërsa loja u ndërpre për shumë minuta. Në fund, Popoviç u nxor nga stadium me barelë.


Shtuar 13.02.2022 09:01

Tags: