Çiljeta i heq të gjitha në plazh? (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare, Ciljeta Xhilaga mesa duket ka nisur sezonin e plazhit. Megjithëse vera shënjon kulmin e agjendës artistike të këngëtarëve shqiptare, për shkak të koncerteve brenda dhe jashtë vendit, duket se kjo nuk e ka penguar aspak këngëtaren Çiljeta që t’i dorëzohej oazit të relaksit në një nga plazhet e veçanta të jugut, siç është edhe gjiri i Karaburunit.

Ajo ka shkuar atje pa të birin e vogël Fernandon, dhe ka preferuar të shijojë disa ditë pushimesh nën rrezet e diellit, e në shoqërinë e mikeshave të saj.

Sigurisht, që hiret e saj trupore nuk i kanë shpëtuar syrit të vëmendshëm të paparacëve, të cilët kanë fokusuar disa nga momentet më të nxehta të performancës trupore të këngëtares, shtrirë në bregun e detit pa u shqetësuar për vëmendjen e plazhistëve rrotull, apo duke u larë në det. Por, mesa duket ajo më pas ka vendosur t’i heq të gjitha, për t’u shtrirë topless në shezlong, ndërsa bën selfie me celularin e saj./Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori