Çifti më i shkurtër në botë....të marrosur pas njëri-tjetrit (FOTO LAJM)

Një çift nga Brazili, të cilët janë më të shkurtërit në botë, jetojnë në "botën e ëndrrave". Sipas tyre, gjatësia nuk e kufizon stilin e tyre të jetës. Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino, nga Brazili, të dy janë prekur nga format e nanizmit.

Dyshja, e cila shpreson që të hyjë në Librin Gines të Rekordeve Botërore, tha se u takuan në një faqe interneti dhjetë vjet më parë dhe filluan që të bisedonin në mesenxher.

Paulo, 30 vjeç, i cili vuan nga gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur diastrophic dysplasia dwarfism, tha se ishte dashuri me shikim të parë për të.

“Mua mu duk shumë e bukur që kur e pashë për herë të parë”, tha ai. Sakaq, Katyucia, 26 vjeçe, e cila vuan nga achondroplasia nanizmi, e cila ndikon në mos rritjen e kockave, fillimisht e bllokoi atë në mesenxher.

"Kur nisa që të flas me Paulon, ai ishte vërtetë i besdisshëm”. Gjithçka do të kishte marrë fund, nëse Katyucia nuk do e kishte zhbllokuar atë 18 muaj më vonë.

"Një ditë ndodhi diçka në kokën time dhe e zhbllokova atë", shpjegoi ajo.

“Kur ajo më zhbllokoi, nuk kaloi më tepër se një minutë për ta përshëndetur”, shtoi Paulo. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2016, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori