Çifti i famshëm poston foto nga muaji i mjaltit në Maldive (FOTO LAJM)

Aktori i njohur me origjinë turke , Burak Ozçivi, i njohur në vendin tonë për shumë role në disa seriale mjaft të njohura dhe të suksesshme, ka kurorëzuar në martesë dashurinë disavjeçare me aktoren Fahriye Evcen.

Foot e ceremonisë që u mbajt më 29 qershor u shpërndanë në të gjithë mediat turke, por edhe më gjerë, aty ky aktori është i njohur.

Pas dasmës përrallore, me qindra të ftuar, Fahriye Evcen ndau me ndjekësit e “Instagram”, një foto të adhurueshme nga ceremonia bashkë me shënimin: Plotësisht heroi im, bota ime.. duke u rritur me ty, thashë po përgjithmonë, tani gjithçka është ok”.

Pas dasmës vjen edhe fotoja e parë nga ishujt Maldive, aty ku çifti po kalon muajin e mjaltit. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori