Kumbaro: “Tulipani i Shqipërisë” shpallet monument natyre

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar sot se specia e rrallë që rritet në Kukës e njihet si “tulipani i Shqipërisë” është shpallur monument natyre, ndërsa shtoi se edhe  Lumi Vjosë me vendimin më të fundit është shpallur park kobëtar kategoria e dytë e mbrojtjes.

“Në radhë të parë një specie e vëçantë që bën pjesë edhe në speciet e rrezikuara të zonave të mnbrojtura që është tulipani shqiptar i zbuluar në 2023 nga shkencëtarët e biodiversitetit dhe biologjisë, shpallet sot, në një lëndinë të caktuar kur rritet tipikisht në bashkinë e Kukësit, për shkak të kushteve klimatike dhe habitatit ujor, monument natyre, që është shkalla më e lartë e mbrotjes. Lajmi i dytë ka të bëjë sërish me zonat e mbrojtura, është se sot kemi vendimin përfundimtar, Lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë, park kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, por jo vetëm kaq, e kemi shtrirë mbrojtjen në mbi 12727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja urjore, bregore dhe tokësore e Vjosës”, tha Kumbaro./albeu.com