Çift sportiv, Bora dhe Donaldi këtë herë në "kthetrat" e paparazzit (FOTO LAJM)
Duke qenë aktor humori,
Donaldi ka ditur se si ta bëjë publikun për vete, duke krijuar situata humori në emision, por edhe në rrjete sociale. Të gjithë janë shumë kuriozë të shohin Borën dhe Donaldin bashkë, si dy të dashur. Ata fotografohen zakonisht të tre, sepse janë “Treshat”, ose hedhin në rrjete sociale
foto nga i njëjti vend, që të kuptohet që po pushojnë bashkë.
Të bukura dhe ngacmuese kanë qenë
fotot ku ata fotografonin hijet e tyre, por pa u identifikuar, gjithçka ishte hamendje në komentet e portaleve. Në këtë mënyrë, vijon akoma dilema e shekullit: janë të dashur, s’janë të dashur. Mos e kanë bërë vetëm për vëmendje, por në fakt janë vetëm kolegë? Duhet të përmendim këtu që
Bora ka një fëmijë nga martesa që ka pasur me DJ Vin Velin, ndërkohë që
Donaldi është beqar.
Fotot që i bënë të gjithë të flisnin ishin ato të kuzhinës së Donaldit.
Disa kohë më parë, aty
Bora kishte bërë një
foto duke pirë kafe, të shoqëruar me diçiturën: Gjithcka çfarë dua është dashuri dhe një kafe. Disa javë më pas, në programin e së “Dielës Shqiptare” ku gatuante
Donaldi, ndjekësit vunë re që kuzhina ku kishte bërë
fotot Bora, ishte në fakt shtëpia e Donaldit. Gjatë këtij emisioni, ku ishte prezent edhe Ardit Gjebrea, meqë ishte puntata e fundit, Arditi nuk la rast pa e ngacmuar Borën dhe Donaldin.
Në një moment, teksa kanë zbritur shkallët e restorantit,
Donaldi i ka veshur sandalen Borës dhe i pyetur nga Gjebrea, e ka cilësuar atë si Hirushe. ‘Dhe kur e pyes unë, je ti Hirushja? Ajo thotë po! Pyes Donaldin: Je ti princi? Ai thotë po.
Fotot që shoqërojnë shkrimin tonë janë bërë nga paparazzi ynë pak ditë më parë në një lokal të Tiranës.
Bora dhe
Donaldi janë në përditshmërinë e tyre, si shumë çifte të moshës së tyre.
Të veshur shumë sportivë,
Bora mban një kapele, mbase edhe për më shumë privatësi, por nuk ia del të jetë jashtë vëmendjes së paparazzit të PanoramaPlus, i cili me këto
foto u krijon mundësi lexuesve dhe fansave të tyre që të shohin se si janë
Bora dhe
Donaldi në një moment në kohën e tyre të lirë, jashtë kamerave dhe jashtë sikletit për të pasur një
foto perfekte për “Instagram”.
Shtuar më 15/09/2019,
ora 10:17