Christina Aguilera tërheq vëmendjen me postimet e fundit (FOTO LAJM)

Christina Aguilera kishte fituar famën në saje të zërit të mrekullueshëm, por tani ka mbetur nën hije dhe për të qenë temë e medieve rozë ka zgjedhur një mënyrë tjetër.

Këngëtaren e njohur për një kohë të gjatë nuk kemi parë në media rreth ndonjë këngë të re.

Pas lindjes së fëmijës së dytë, ajo vendosi të bëjë një pushim në karrierën dhe në pesë vjetët e fundit ka publikuar vetëm një këngë, transmeton Telegrafi.

Por, sipas mediave amerikane Christina synon të kthehet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar punën për albumin e ri.

Ajo ka realizuar një sesion fotografik teksa shihet tejet seksi dhe në formë pas shtatzënisë së fundit.

Gjersa të gjithë po e presin albumin e ri, i cili është planifikuar të dal në shitje brenda këtij viti, shijoni pozat joshëse të këngëtares 36-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori