Christina Aguilera shtatzënë, së shpejti lind vajzë (FOTO LAJM)

Shtatzënia e saj tashmë është bërë evidente. I referohemi këngëtares Christina Aguilera-s, e cila është parë në rrugët e Los Angelosit gjatë festës së Ditës së Nënës, me djalin Max dhe të fejuarin Matthew Rutler.

Ylli i popit është në pritje të një vajze. Christina dhe i fejuari i saj aktual janë takuar në vitin 2010, në setin e filmit Burlesque. Në atë kohë, ai ishte asistenti i filmit. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori