Chris Martin ndihmon Rita Orën
Rita Ora ka filluar që tani punën për albumin e ri, ku ka zgjedhur të bashkëpunojë me një artistë të famshëm ndërkombëtar.

Këngëtari i Coldplay, Chris Martin do ta ndihmojë këngëtaren shqiptare për albumin e ri.

Madje, Martin raportohet se i ka shkruar disa këngë Ritës, të cilat priten të bëhen hite ndërkombëtare.

Rita dhe Chris janë miq që një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kanë dashur që të punojnë së bashku”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për Daily Star.

Kujtojmë se më 2016 ishte spekuluar se ata ishin në një lidhje kur ishin parë së bashku, por ata thjeshtë po punonin në këngët e reja. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2017, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori