Koronavirusi tremb parlamentin , humb jetën deputeti

Në Iran gjërat duket se kanë shkuar keq dhe ditën e sotme një deputet iranian i infektuar me koronavirus ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve.

Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh javën e kaluar, besohet se është testuar pozitiv me virusin disa ditë më parë.

Ai vdiq të Shtunën në mëngjes pasi u dërgua në spital me siptoma gripi, që rezultoi më pas të ishte i infektuar me virusin e ri.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha që koronavirusi u ka marrë jetën 43 njerëzve në Republikën Islamike, dhe janë 593 rasteve të konfirmuara.

Sidoqoftë zyrtarët në sistemin shëndetësor të Iranit i thanë BBC-së se të paktën 210 njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.

Koronavirusi ka hyrë në qeverinë dhe parlamentin e Iranit duke ngjallur frikë mes drejtuesve.

Pas zv.Presidentes Masoumeh Ebtekar dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, sëfundmi janë zbuluar edhe katër deputetë me koronavirus, njëri prej të cilëve nuk e përballoi dhe humbi jetën.


Shtuar 29.02.2020 10:55