Malltezi mbi makinën e tij, ironizon Basha: Të bësh referendum që të hipësh mbi veturën e kryetarit është tallje (FOTO LAJM)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ironizuar dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili ka hipur mbrëmjen e sotme mbi makinën e tij të punës.

Basha tha se nuk mund të marrësh pushtetin dhe të hipësh mbi makinën e kryetarit, duke bërë referendume, dhe e ka cilësuar këtë gjest tallje.

“Sot PD ka patur vetëm një aktivitet demokratik Kombëtar: Kuvendin Kombëtar, I cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve. Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qira për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolatetale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipësh ne pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike është paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojnë si të tille.’ u shpreh Basha./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 22:18