Thriller me vdekjen e polakes në Greqi, nëna: Nuk e vrau i dashuri

Nëna e 27-vjeçares polake, e cila u vra në Greqi ka dalë në mbrojtje të partnerit të vajzës së saj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, nëna e të ndjerës shkruan se i dashuri i vajzës saj nuk ka gisht në vrasjen e 27-vjeçares fatkeqe, Anastazia.

Reagimi i nënës polake vjen, pasi mediet greke aludojnë se partneri i Anastazias mund të ketë bashkëpunuar me autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e të resë, 32-vjeçarin nga Bangladeshi.

Sipas disa publikimeve ai nuk ka shkuar të marrë të dashurën e tij, e cila ndodhej në banesën e autorit të dyshuar, kur ajo i kërkoi ndihmë me mesazhe.
Aludimet vijnë edhe nga fakti se i dashuri i të resë është thirrur disa herë në polici për të dhënë dëshmi për ngjarjen.

Postimi i nënës së Anastazias në Facebook

“Unë jam nëna e Anastazias dhe mund t’i dëshmoj të gjithëve se i dashuri i saj nuk ka lidhje me vdekjen e vajzës sime. Më ka marrë menjëherë në telefon pas zhdukjes së saj dhe ka denoncuar menjëherë në polici ku i ka dërguar edhe pikat me vendndodhjet që tregonin se ishte celulari i saj. Kërkoi gjithë natën, por policia e nënvlerësoi faktin dhe i tha të denonconte mëngjesin e nesërm. Nëse do të kishin vepruar menjëherë, vajza ime do të ishte gjallë. Ai vetë e bëri të ditur rastin në ambasadë, por nuk do ta përshkruaj më situatën”.

Sot, 21 qershor, del para Gjykatës 32-vjeçari nga Bangladeshi, i cili akuzohet për vrasjen e 27-vjeçares në ishullin e Ko në Greqi. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes misterioze të polakes fatkeqe.

Mesazhet që e ndjera shkëmbeu me të dashurin e saj pak para se të zhdukej, analizat e ADN-së në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangaldeshi tregojnë se ai është autori kryesor i vrasjes së 27-vjeçares, Anastazia.

32-vjeçari është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Marmari duke u larguar nga një supermarket pranë shtëpisë së tij me viktimën, ndërsa në një video tjetër shihet duke tërhequr para nga një bankomat dhe duke kërkuar informacion për bileta avioni. Në lidhje me ngjarjen policia mori në pyetje disa herë të dashurin e

27-vjeçares, gjithashtu nga Polonia. Por deri më tani nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë përfshirjen e tij në krim, ndonëse dyshohet se e dinte se ku ndodhej partnerja e tij dhe nuk shkoi ta ndihmonte./albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 13:06

Tags: