Infektohet me Covid-19 biznesmeni i fuqishëm në Lushnjë

ISHP njoftoi për një rast të ri një Lushnje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet, i cili është konstatuar sëfundmi me koronavirus.

Ky i fundit ka në pronësi një fabrikë të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.

Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjestarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme.

Nuk dihet ende se ku është infektuar biznesmeni në fjalë.

Rastete e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-10 raste Tiranë
-3 raste Shkodër
-1 rast Pukë
-1 rast Lushnje
-1 rast Shkodër
-1 rast Fier.


Shtuar 11.04.2020 10:40