Charlie Sheen sulmon Rihannan: Fshatare idiote

Aktori Charlie Sheen e ka cilësuar Rihannan si një idiote, kjo në lidhje me refuzimin që i bëri ftesës së të dashurës së tij. Kaq është dashur që aktori të revoltohej dhe të shfrynte të gjithë inatin në Twitter.

Aktori e ka përshkruar këngëtaren si "një fshatare idiote". "I bëra një kërkesë për t'u takuar me të dashurën time, pasi ajo është një fanse e madhe e saj. Por idiotja, s’pranoi!”, ka thënë më tej ai.

Jo vetëm kaq, por ai ka ironizuar edhe stilin që këngëtarja po mban kohët e fundit, referuar edhe ngjyrës së flokëve. Kjo situatë e rënduar ka ardhur nga fakti se Rihanna ka refuzuar të takohet me të dashurën e tij, ish-pornostaren, Brett Rossi, teksa të dy kishin dalë për të festuar ditëlindjen e saj, në një vend ku gjendej edhe "RiR"i. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2014, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori