"Charlie Hebdo" tallet me rrëzimin e aeroplanit ushtarak, ja reagimi i Rusisë (FOTO LAJM)

"Charlie Hebdo" ka publikuar disa foto të cilat paraqesin momentin e rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus.

Një nga karikaturat e "Charlie Hebdo" paraqet një këngëtar në aeroplanin duke u rrëzuar që vajton "aaaa" me përshkrimin: "Reportori i Korit të Ushtrisë së Kuqe është duke u zgjeruar".

Ndërsa një tjetër thotë : "A lajm i keq... Putin nuk është brenda në aeroplan".

Por, lidhur me fotot e publikuara ka reaguar ashpër zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, i ka përshkruar karikaturat si "fekale", duke thënë se "është turpëruese për një person që madje tiu kushtojë vëmendje kësaj ndyrësie të përpunuar".

Kujtojmë se në rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus të dielën e kaluar humben jetën të gjithë 92 personat në bord. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2016, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori