"Charlie Hebdo", karikaturë për 4 klerikët shqiptarë (FOTO LAJM)

Karikatura e revistës satirike franceze
Numri i fundit i revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", e sulmuar më datë 7 janar ku mbetën të vrarë 12 persona, i ka dedikuar një karikaturë edhe delegacionit të klerikëve shqiptarë që morën pjesë të dielën në "Marshmin e Paqes" në Paris.

Në këtë karikaturë shfaqen 4 klerikët me dixhiturën "Je suis Charlie" (Unë jam Charlie) dhe sipër karikaturës "Noveaux Amis", që në shqip do të thotë "Miq të rinj".

Delegacioni i klerikëve shqiptarë u duartrokit fuqishëm të dielën e shkuar teksa marshuan së bashku mes bulevardit kryesor në Paris duke dhënë një mesazh të fortë për paqe dhe bashkëjetesë mes besimeve të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori