Princ Charles pozitiv me koronavirus, Mehgan ndalon Harryn të takojë të atin (FOTO LAJM)

Teksa princi britanik i kurorës 71 vjeçari Charles, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, burime të brendshme të oborrit thonë se Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar.

Prej moshës së tij princi Charles konsiderohet si pacient irrezikshmërisë së lartë, që prej diagnoskimit kësaj jave.

Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla, sipas përfaqësuesve.

Ndërsa burimet tashmë njoftojnë se Dukesha e Sussex i ka thënë Princit Harry se “në asnjë rrethanë” nuk miraton që ai të udhëtojë në këtë periudhë.
E përditshmja britanike Daily Mail, citon burimin e saj: “Meghan tha se Harry ka kontaktuar me të atin dhe sigurisht është i mërzitur për situatën. Ata të dy janë të mërzitur pasi do të dëshironin të bënin diçka nëkëtë situatë”.

Javën e kaluar u bë e ditur se Princ Harry e Meghan Markle kërkonin dëshpërimisht të vizitonin mbretëreshën në Britani kësaj vere, megjithë epideminë e koronavirusit.

Në një postim në Instagram, çifti u bënte thirrje fansave të bashkohen për të luftuar koronavirusin.
“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, na nevojitet njëri-tjetri për mbështetje, për të vërtetën dhe për t’u ndjerë më pak vetëm”, shrkuanin ata.

Shtuar më 28/03/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori