E zuri poshtë pema teksa po shkonte në punë, vdes 58-vjeçarja në Itali

Një 58-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e motit të keq në Milano.

Mediet vendase raportojnë se 58-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e rënies së një peme gjatë reshjeve të dendura të shiut.

Gruaja fatkeqe u zu poshtë nga një trung peme teksa po shkonte në punë. Për shkak të motit të keq, lëvizja e trenave të metrosë në Milano është ndërprerë.

Gjithashtu tre persona kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i pemëve mbi makina, në periferi të Milanos.

Shumë çati banesash janë dëmtuar rëndë, ndërsa zjarrfikësit kanë marrë qindra thirrje për ndihmë nga qytetarët e kryeqytetit italian./albeu.com/