Çfarë po "gatuan" Turjan Hysko këtë sezon, zbulon një tjetër personazh të "Kalifornia" (FOTO LAJM)

Këtë sezon të ri televiziv, në “Tv Klan” do të nisë një show i ri i titulluar “Klanifornia”, me producent Turjan Hyskon.

Spektakli do të moderohet nga Marina Vjollca dhe përkrahas saj është përfolur prej kohësh se do të jetë dhe Olsi Bylyku, pas mbylljes së rubrikës “BE Caffe” tek “E diela shqiptare”.

Më herët, Turjani ka zbuluar disa prej emrave të personazheve VIP që do të jenë të pranishëm në këtë show, ndërsa pak më parë ka publikuar emrin e ri.

Dj i njohur Vin Veli do të jetë i pranishëm në program, ndërkohë që presim të zbulohen edhe personazhe të tjerë.

“Në “Klanifornia” është dhe Vin Veli dhe surprizat s’kanë të sosur”- shkruan Turi në Instastory.

Klanifornia Show” do të jetë një version i ri i “Duplex”, ku përkrah humorit do të ketë dhe intervista me personazhe të famshëm dhe muzikë.
Shtuar më 04/09/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori