Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj
Pëlqej
Siç i njohim të gjithë, sytë janë pasqyra e shpirtit, ato arrijnë që të tregojë ndjenjat tona, por jo të gjithë e dinë se ata mund të thonë shumë lidhur me gjendjen e shëndetit tonë. Në lidhje me ngjyrat që i karakterizon janë dhe tiparet që nxjerrin në pah për shëndetin. Ja çfarë tregojnë sytë në bazë të ngjyrës:

Sytë kafe
Kjo është një ngjyrë që krijon një mbrojtës për sytë nga rrezet ultravjollcë. Personat me një ngjyrë të tillë sysh janë më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i lëkurës dhe i kataraktit.

Kafe e çelët si lajthi
Sytë me këtë ngjyrë tregojnë një ndjeshmëri më të madhe nga dhimbja dhe ankthi, në raport me ata persona që kanë sy më të errët. Veçanërisht femrat me këtë ngjyrë të iridës, kanë më shumë mundësi që të kenë një lindje të dhimbshme.

Sytë jeshil
Personat të cilët kanë ngjyrën e syve jeshile, janë njerëz të cilët e përballojnë më mirë dhimbjen dhe nuk vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Por e keqja e tyre është se sytë me këtë ngjyrë nuk janë të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë.

Sytë blu
Njerëzit me sy blu kanë kanë të njëjtat karakteristika si ata me sy jeshil. Ndër të tjera kanë më shumë tendencë për të vuajtur nga probleme me alkoolizmin.

Sytë e kuq
Kushdo nga ne herë pas here i ka sytë e kuq. Shkaqet për diçka të tillë mund të jenë prej thatësirës së tyre, alergjive apo ekspozimit ndaj pluhurit. Kur sytë skuqen vazhdimisht, ju mund të jeni më të ekspozuar nga depresioni dhe nga infeksioni i venave të gjakut. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2018, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori