Samsung Galaxy S3 - Ky me siguri që është momentalisht telefoni më i mirë në treg i cili po thuajse nuk ka të metë. Vjen me ekranin e madh HD Super AMOLED me diagonalen 4.8 inç, procesorin katërbërthamësh dhe 1GB RAM.
Punon me versionin e fundit të Android-it (Ice Cream Sandwich) dhe sjell disa zgjidhje të avancuara të Samsung-ut, ndërsa përveç memories interne e ka edhe vrimën për microSD kartelën dhe kamerën e shkëlqyeshme prej 8MP me të cilën mund të incizoni Full HD video të dhëna.
Nëse Samsung Galaxy S3 u duket i shtrenjtë, gjithsesi që mendoni për blerjen e modelit Samsung Galaxy S2 i cili është shpallur telefoni më i mirë në vitin 2011, dhe me harduerin dhe opsionet tjera edhe më tutje mund të konkurrojë me modelin e sivjetmë.