Çfarë po ndodh me tezat e provimeve? (FOTO LAJM)

Sot është mbajtur provimi i tretë i detyruar, ai i matematikës, ku skandalet me publikimin paraprak të tezave kanë shokuar opinionin publik.

Mbrëmjen e djeshme, në rrjet, kanë qarkulluar disa foto nga Varianti A i provimit, të cilat i ka publikuar edhe ish kryeministri Berisha.

Ministria e Arsimit e ka konsideruar të pamundur shpërndarjen e tezave para provimit, duke mohuar vërtetësinë e këtij lajmi, nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Por sot, skandali ka vijuar me publikimin e faqeve të variantit B këtë herë, të cilat janë publikuar nga disa faqe, ndër to edhe nga Nisma Thurje. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori