Çfarë po bën Rihanna me ish-ët e saj? Këngëtarja fotografohet në festën e Drake (FOTO LAJM)

Së fundmi Drake mori me qira një klub nate në Los Angeles, ku ftoi miqtë e ngushtë dhe me ta festoi deri në orët e para të mëngjesit.

Mes tyre thuhet se ishte edhe Rihanna dhe duket se ish të dashuruarit kanë lënë pas historinë e vjetër.

Këngëtarja ishte e shoqëruar nga shoqja e saj, Lyrica dhe festa ishte mjaft argëtuese.

Kjo është hera e parë që ata shihen në të njejtin vend, që pasi i dhanë fund romancës një vit më parë.

Nuk dihet çfarë plani ka Riri me ish-ët e saj por dy ditë më parë publikoi një video ku në sfond dëgjohej kënga e Chris Brown.
Shtuar më 23/10/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori