Çfarë ndodhi? "Top Channel" hedh në gjyq Delinda Dishën (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila para disa muajsh u largua nga spektakli "Portokalli" për të shkuar në "Klanifornia", është paditur nga "Top Channeli" në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

"Top Channel" ka paraqitur si provë në gjykatë kontratën e Delindës me “ Portokalli”; kontratë 2-vjeçare që fillonte nga viti 2017-2019. Në të njëjtën kohë, pala tjetër ka paraqitur një kontratë tjetër të aktores, në periudhën 2017-2018, shkruan Syri.net.

Delinda akuzohet se ka shkelur kontratën dhe ka nxjerrë sekrete artistike. Megjithatë për këtë situatë ajo është shprehur:

“Do vazhdoj dhe këtë sezon me role shumë të dashura për publikun çdo të shtunë në mbrëmje në Klan”, duke preferuar të mos japë detaje për ngjarjen e mësipërme.

Shtuar më 28/01/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori