Çfarë mendon Kim Kardashian kur sheh foto të vetes pa operacione dhe larg luksit? (FOTO LAJM)

Nëse po mendoni se Kim Kardashian kërkon t’i fshijë nga interneti fotot e saj të bëra vite më parë, gaboheni!

Në më pak se një dekadë ajo është shndërruar në një ikonë mode prej së cilës frymëzohen miliona femra anembanë botës.

Në një intervistë për “Vogue Arabia”, e pyetur nga bashkëshorti i saj Kanye West, 42 vjeç, për look-un e kahershëm, 38-vjeçarja surprizoi me përgjigjen.

“I dua momentet e mia më të këqija tani. Unë shikoj prapa dhe qesh; ishte shumë argëtuese. Ajo isha atëherë, aq mund të përballoja dhe aq dija në atë kohë”, shprehet Kim.

Por stilisti më i mirë i Kim u bë vetë bashkëshorti i saj, i cili në fillimet e lidhjes me Kim, hodhi poshtë shumë veshje nga gardëroba e saj:

“Unë nuk e kuptoja në atë kohë pse ti doje të hiqje qafe shumë nga ato që kisha, por bëra sikur e kuptova. Ti më tregoje të gjithë ata stilistë të ndryshëm për të cilët nuk kisha dëgjuar kurrë më parë. Tani, e kuptoj plotësisht. Tani kam shumë besim në atë që vesh. Ti ke qenë stilisti im më i mirë”, iu përgjigj Kim bashkëshortit.

Sot Kim ka fituar edhe çmime për modën dhe madje edhe vetë është habitur, pasi siç thotë ajo: “Shumicën e kohës është lakuriq”.

Shtuar më 04/09/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori