"Çfarë mendimi ke për Muç Nanon?", Ilda Bejleri nuk heziton të përgjigjet si ti vijë (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ka vendosur të vijë më afër fansave të saj, duke zhvilluar një bisedë pyetje-përgjigje. Sigurisht që shumica e ‘pyetjeve’ ishin komplimente për moderatoren seksi, por nuk mungoi dhe pyetja ‘pikante’ lidhur me gazetarin Muç Nano.

“Çfarë mendimi ke për Muç Nanon m’qafsh se e kam me merak?”– i shkruan një ndjekës Ilda Bejlerit.

Moderatorja sportive ka vendosur që të shprehë mendimin e saj me një fjali, që nënkupton se ajo s’e duron dot fare gazetarin, pas zënkës virtuale që patën kohë më parë.

“Aman mos e zgjo… se e ka zënë gjumi..”– i është përgjigjur Ilda.

Risjellim në vëmendje se dikur fjalët e Mustafa Nanos drejtuar Ilda Bejlerit u përhapën në median rozë, ku gazetari ofendonte rëndë moderatoren sportive, duke e etiketuar ‘një qenie vulgare’.
Shtuar më 21/07/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori