Aksidenti me 3 të lënduar në Cërrik, arrestohet një prej drejtuesve të mjeteve

Një aksident i rëndë ndodhi dje në aksin rrugor Cërrik – Belsh, ku automjete janë përplasur dhe si pasojë mbetën të lënduar dy drejtuesit dhe pasagjerja. Pas hetimeve të kryera, policia ka vënë në pranga një nga drejtuesit e mjeteve, 22-vjeçarin me iniciale M. F

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 09:51