Çfarë fshihet pas fotos? Fationi i "Përputhen" kapet me vajzën misterioze (FOTO LAJM)

Fation Kuqari është një nga konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen”, teksa shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes.

Fillimisht u mendua se ai dhe Ana do të ishin dyshja e parë që do të formonte një çift në “Për’Puthen” për këtë sezon, por papritur gjërat mes tyre kanë ndryshuar dhe dje na lanë të kuptojmë se nuk do jenë bashkë.

Të premten dyshja u përballë në studio, ku u ndje se raporti i tyre ishte zbehur, madje Ana u shpreh se “i ka dhënë biletë vetëm për vajtje”. 24-vjeçarja falenderoi Melisën, duke sqaruar se në takimin që ajo kishte me Fationin mësoi një pjesë të karakterit të Fationit që nuk do të donte ta kishte mashkulli që do të ketë në krahë në të ardhmen.

Fationi sqaroi se ai dhe Ana nuk do të jenë kurrë bashkë, por shtoi se e vlerëson shumë, e nëse ajo do të ketë nevojë për gjë, do ta ketë gjithmonë në krahë.

Së fundmi, Fationi është fotografuar në rrugët e qytetit të Fierit, i shoqëruar nga një vajzë. Në foton e publikuar nga JOQ ai gjithashtu është duke shtyrë një karrocë fëmijësh, por nuk dihet se çfarë raporti ka me vajzën në fjalë dhe nëse ajo është e afërmja e tij.

Shtuar më 02/12/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori