Çfarë duhet të dini për trendin e "tullacllëkut", të famshmet shqiptare që guxuan (FOTO LAJM)

Vite më parë, Demi Moore rruajti kokën për rolin e saj në “G.I Jane” dhe asokohe u konsiderua një revolucion.

Po kështu edhe Natalie Portnam bëri të njëjtën gjë për “V for Vendetta”.

Sigurisht që nuk mund të mos përmendim Britney Spears.

Në dekadën e fundit, të tjera figura të njohura kanë prerë flokët shkurt duke i bërë ato pjesë të stilit të tyre, si Amber Rose, Cara Delevigne apo Kristen Stewart.

Madje edhe kasti i aktoreve të Black Panther patën flokë të rruajtura.

Pra, me kalimin e viteve të qenurit qerose nuk ishte më diçka e pazakontë për gratë dhe vajzat. Përsa i përket personazheve shqiptare, përmendim Aurela Gaçen që ka eksperimentuar me flokët po aq sa Dafina Zeqiri.

Po kështu, aktorja e #LLT Ana Haxhimali provoi së fundmi një model të tillë.

Nëse edhe ju dëshironi të guxoni me një model të tillë, ja ç’duhet të dini fillimisht.

1. Bëhuni gati të ndiheni çuditshëm
Me siguri që jeni ndjerë ndryshe kur keni provuar një model të ri flokësh. E njëjta gjë do të ndodhë edhe kur të rruani kokën. Fillimisht mund të mos ju pëlqejë vetja, por më pas do të mësoheni.

2. Përgatituni për komente
Njerëzit kanë gjithnjë diçka për të thënë, që domosdoshmërisht nuk është gjëja më e sjellshme në botë. Ndaj përgatituni për komentet.

3. Bazohuni te forma e fytyrës
Përgjithësisht, fytyrat që janë më të përshtatshme për një model të tillë janë ato të rrumbullakta. Forma e kokës luan një rol kyç, pasi jo të gjithë dukemi njësoj. Nëse keni një vijë nofulle të theksuar, shanset që të dukeni mirë me flokë të prera shkurt janë të mëdha.

4. Kujtoni modelet e mëparshme
Kontrolloni modelet që keni patur vite më parë, qoftë edhe albumet e fëmijërisë. Nëse ju pëlqen vetja me flokë të shkurtër, ka shumë mundësi që të dukeni mirë edhe me kokë të rruajtur.

5. E fundit dhe më e rëndësishmja: Guxoni!
Gjithë ç’lexuat më sipër mund t’i anashkaloni nëse vërtet keni dëshirë të eksperimentoni. Fundja janë thjesht flokë, do të rriten brenda pak muajsh. Madje do të jenë më të shëndetshëm.
Shtuar më 26/08/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori