Ylli i Licesterit jep shenja refuzimi ndaj Man.United

Maddison, anëtari i Leicester City, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira.

Skuadra e Manchester United është ajo që lidhet më së shumti me emrin e mesfushorit ofensivë të Leicester, por ky i fundit duke folur për të ardhmen e tij së fundmi, ka dhënë shenja se do të refuzojë ‘Djajtë e kuq’.

“Sigurisht se po”, ishte përgjigja e Maddison, i pyetur nëse do të qëndrojë te Leicester edhe pas merkaton.

“Vendimi për të ardhur këtu ishte një nga vendimet më të mira në karrierën time. Më pëlqen këtu”, shtoi anglezi.

23 vjeçari do të ketë oferta që mund të jenë të parezistueshme. Mbetet të shihet nëse mendja e tij do të ndryshojë.


Shtuar 25.04.2020 19:07