Nuk ka minuta te Chelsea, ekipi i Bundesligës interesohet për Ziyech

Hakim Ziyech nuk është duke kaluar një moment të mirë te skuadra londineze e Chelsea e cila drejtohet nga Thomas Tuchel.

Sot Bild raporton për interesimin e Borussia Dortmund për marokenin. Klubi gjerman heton lojtarin e Chelseat për të krijuar një çift luksoz me Haaland. Anësori maroken do të ishte asistenti i tij, duke mbërritur në klubin e Bundesligës.

Ziyech, 28 vjeç, nuk shpërthen siç pritej në Stamford Bridge. Ai mbërriti në klubin londinez në verën e vitit 2020 dhe i pagoi Ajax-t 40 milionë euro plus bonuse. r.t/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 13:43