Ceremonia e pazakontë, çifti martohet në tualet (FOTO LAJM)

Një çift nga New Jersey ndryshoi vendin e tyre të dasmës nga dhomat e gjyqtarëve në një banjë të gjykatës, kur nëna e dhëndrit pësoi një krizë astme, një ceremoni jashtëzakonisht e pazakontë por e paharrueshme.

Brian dhe Maria Schulz kshin vendosur të lidhnin martesë kur nëna e Brian Schulz pati vështirësi në frymëmarrje.

Ajo u dërgua në banjon e grave në Gjykatën e Qarkut në Monmouth, ku iu dha oksigjen, përcjell albeu.com

Nëse çifti do të shtynte dasmën, ata do të duhej të prisnin 45 ditë për një licencë martese të re.

Kështu që një nga oficerët sugjeroi mbajtjen e ceremonisë në banjo. /albeu.com/




Shtuar më 26/01/2018, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori