Bëri bashkë zjarrëfikësit e Shqipërisë e Kosovës, qetësohet zjarri në Kalimash (FOTO LAJM)

Situata e zjarrit në Kalimash të Kukësit është vënë nën kontroll.

Mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë dhe zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar, ndërsa forcat zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe të Tunelit vijojnë monitorimin në vend.

Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve tek zona e quajtur Laku i Thive.

Ndërhyrja tek Laku i Thive po bëhet nga ajri, duke u mbështetur nga edhe Forca të ushtrisë dhe shërbime zjarrfikëse të Kosovës. 34 zjarrfikës të Kosovës prej 9 njësive dhe 9 automjete aktualisht po ndërhyjnë tek laku i Thive. /albeu.com/

 


Shtuar 10.08.2021 08:38