Celularë për pasanikët (FOTO-LAJM)

Prodhuesi i celularëve të luksit, Vertu, prezantoi serinë e parë të celularëve të vet të pajisur me sistemin operativ Android i cili kushton 7900 euro dhe prodhohet në selinë qendrore të kompanisë në Hemshair.

Celulari ka një bazë titaniumi dhe ekran me safir, por nuk është pajisur ende me rrjetin e komunikimit të shpejtë 4G, tha dizajnuesi Hutch Hutchison. Vertu zgjodhi programin e operimit Android në krahasim me Windows-in dhe drejtori operativ, Perry Oosting, tha se Android është një sistem më i përhapur dhe i konfirmuar si funksional. Kreu i dizajnimit Hutchison tha se Vertu nuk qe e interesuar të bëhej një pionier teknologjie.


Kompania nuk është fokusuar as në tregun masiv, pasi përgjatë dhjetë viteve të ekzistencës së saj ka shitur gjithsej 326 mijë celularë luksi. Celularët Vertu mund të blihen në vetëm 500 dyqane në të gjithë botën, 70 për qind e të cilave janë nën pronësinë e drejtpërdrejtë të kompanisë.

Çdo pajisje ka një buton të posaçëm me të cilin përdoruesi mund të lidhet me një skuadër ndërkombëtare asistence, e cila ofron këshilla për vendin ku gjendet përdoruesi për festa të ndryshme apo restorante cilësore ku mund të prenotohet me një telefonatë. Vertu nuk publikon statistika, por thotë se shitjet janë rritur çdo vit përgjatë dhjetë viteve të fundit me përjashtim të vitit 2008 kur banka “Lehman Brothers” falimentoi. Ajo thotë gjithashtu se Kina është tregu i saj më i madh. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2013, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori