VIDEO/ Breshka më luftarake në botë, si i shpëtoi gojës së aligatorit

Një breshkë guximtare e gjeti veten brenda gojës së një aligatori të madh, por arriti të shpëtonte.

Në video shfaqet aligatori që ka një breshkë në gojë dhe përpiqet ta përtypë atë. Megjithatë, guaska e saj e fortë i shpëtoi jetën pasi e pengoi zvarranikun e madh ta gëlltiste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The world of wild animals ? (@animal.worlds11)

Më pas breshka arrin të shpëtojë nga dhëmbët e mprehtë të aligatorit dhe me hapa të ngadaltë largohet dhe duket se shpëton.

Videoja ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komente me përdoruesit që shprehin gëzimin e tyre që breshka e lezetshme arriti të shpëtonte.

“Kur duhet të vraposh për jetën tënde dhe kjo është më e shpejta që mund të bësh ”, komentoi njëri./Albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 16:42