Pranga për të moshuarin që rrahu gruan në Fier

Një 69-vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu policia ka nisur hetimet për një 52-vjeçar në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. S., 69 vjeç, banues në Varibob, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 52 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 10:39