Turqia është një ndër vendet që po vuan më së shumti nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Zjarret kanë shkaktuar një situatë kaosi në qytetet e pjesës jug-perendimore të Turqisë.
Mëngjesin e sotëm, banorët e Izmirit e ndjenë në një moment veten si në planetin Mars, ku gjithçka dukej e kuqe, ndërsa dielli një pikë që shndrin në qiell, shkruan abcnews.al.
Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit duke rritur shqetesimin për ndryshimet e mëdha klimaterike në botë, të cilat po shkaktojnë zjarre gjigante duke shkrumbuar mushkëritë e planetit.