Capital T i bën dhuratën më të veçantë nënës së tij në ditën e saj (FOTO LAJM)

Dita e nënave ka sjellë një sërë urimesh nga të gjithë personazhet e njohur për më të shtrenjtat e tyre.

Së fundmi, artisti i njohur, Capital T ka treguar me anë të një postimi në ‘Instastory’ se në këtë ditë speciale vendosi t’i dhurojë nënës së tij një këngë kushtuar asaj. Këngëtari ka zbuluar gjithashtu se ky projekt do të jetë pjesë albumit të tij të fundit muzikor të titulluar ‘Skulpturë’.

Capital T nuk ka zbuluar ende një datë rreth publikimit të tij, ndonëse fansat po e presin me padurim dhe shumë kureshtje.
Shtuar më 12/05/2020, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori