Striptistja bie nga shkopi 6 metra, pëson dëmtime serioze (VIDEO)

Një striptistje në Dallas të Teksasit nuk i shkoi mirë shfaqja në klub.

Genea pasi u ngjit në një shufër gjashtë metërshe gjatë performancës ra nga kjo lartësi, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ajo është ngritur dhe ka vazhduar vallëzimin edhe pse kishte thyer nofullën, dhëmbët dhe kishte lënduar shpinën.

Kjo video e pazakontë u shpërnda shumë shpejt në mbarë botën.

Ndërkaq, një faqe në Twitter është krijuar për të bërë donacione që striptistja, tanimë e papunë, të mund të mbulojë shpenzimet e mjekimeve.

“Puna e saj nuk mbulon shpenzimet e faturave të saj mjekësore. Meqenëse ajo pësoi dëmtime kaq serioze, ajo do të mbetet pa punë për një periudhë të gjatë kohe. Çdo dhurim për operacionet e saj do të ishte i dobishëm dhe i vlerësuar! Faleminderit të gjithëve paraprakisht”, thuhet në njoftimin e faqes.


Shtuar 11.02.2020 11:17