Çairi "mbytet" nga mbeturinat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një faqe në facebook, që quhet "Duam Çair të pastër", ka hedhur disa fotografi, që dëshmojnë se Çairi "mbytet" nga mbeturinat, e hedhura vend e pavend.

Pamjet janë marrë nga rruga e llastikave.

"Po ua dërgoj këto fotografi si dëshmi për papastërtinë edhe në rrugën Nikolla Karev, respektivisht rrugën e ashtuquajtur "Te Pllastikat" (ku ndodhet parkingu). Era kundërmon si të jetë deponi e jo vendbanim, kantatë e mëdha të bërllokut që kanë qenë më parë në rrugë nuk ndodhen më sepse i ka hequr Komuna në bashkëpunim me Higjienën Komunale, dhe ato nuk janë zëvendësuar asnjëherë me të reja. Nga pamundësia për ta hedhur bërllokun në kantatë e lartpërmendura, qytetarët apo më mirë të them banorët, bërllokun e hedhin në vendet ku do ti shihni fotot më poshtë. Shpresoj në publikim të fotove që i bëra sot", ka shkruar administratori i faqes, shkruan Kurir.sq.

Edhe pse situata është e tillë, nga komuna ende nuk ka një përgjije apo marrje mase ndaj situatës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori