Çairi bëhet me Ziadin Selën (FOTO LAJM)

Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari zhvillon takim informues me nëndegët "Sami Frashëri" dhe "Bashkimi" në Çair.
Mbrëmë banorë të Çairit janë rreshtuar me Lëvizjen e Ziadin Selës. Në takim me banorët e Çairit ka marrë pjesë sekretari i kësaj Lëvizjeje, Arben Taravari, i cili ka falënderuar banorët për përkrahjen masive dhe bashkimin me këtë lëvizje si shpresë për shqiptarët e Maqedonisë.

Çairi njihet si bastion i BDI-së por siç duket pas publikimit të bombave nga Zoran Zaev, shumica e banorëve të kesaj zone, kanë filluar t’ia kthejë shpinën BDI-së, njofton TetovaSot.

Ndryshe vetëm BDI-ja e ka nisur fushatën zyrtarisht për zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar ku pritet të garojnë shumë parti politike. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2015, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori