"Ça keni?", Balili del para Gjykatës së Krimeve të Rënda

Klement Balili apo siç është cilësuar ndryshe "Eskobari i Ballkanit" pak minuta më parë ka lënë Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe nënë masa të rrepta sigurie është paraqitur në Gjykatën e KrimeveRënda.

Pas disa çastesh pritet të jepet edhe masa e sigurisë për njeriun më të kërkuar në Shqipëri kohët e fundit.

Ndërkohë reporteri i Albeu.com, ka njoftuar se Balili është paraqitur nga dera e pasme e Gjykatës për të shmangur mediat dhe popullaritetin perreth. Nënë masa sigurie të rrepta Balili dukej krejt i qetë në Krimet e Rënda dhe ndryshe nga videot e publikuara më parë ai u tregua më i zhdërvjellët.

Mediat kanë treguar një interes mjaftë të madh për të por Balili në një frazë dëgjohet të thotë "çfarë keni?". Kujtojmë se në intervistën para se të dorëzohej në polic Klement Balili tha se çështja e tij është eksazgjëruar nga politika dhe mediat kur është quajtur "Eskobari i Ballaknit".

Rastin e Balilit pas shortit të hedhur në Gjykatën e KrimeveRënda do ta gjykojë, gjyqtarja Miljana Muça.

Akuzat që rendojnë mbi Balilin:

1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori