Foton dhe bisedën e fundit me burrin, Olta Gixhari i ndan në Instagram (FOTO LAJM)
Ndonëse prej disa muajsh është bërë nënë,
Olta Gixhari vijon mos të na e zbulojë portretin e partnerit të saj.
Nuk e dimë se cili është fatlumi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes bjonde, por dimë se e ka bërë shumë të lumtur.
E meqenëse
Olta është shumë hermetike për jetën e saj personale nuk është surprizë që pjesa më e madhe e pyetjeve të ndjekësve të saj në “Shoë me a photo of” lidhen me
partnerin e saj.
Më epikja nga të gjitha ishte padyshim biseda e saj e fundit me të. Aktorja nuk e ka refuzuar kërkesën e ndjekësve duke publikuar një screenshot të bisedës së fundit në WhatsApp.
Dhe çfarë kanë folur do thoni ju? Aktorja i ka dërguar listën e gjërave që duhet të blejë për shtëpinë, ku shkruan: Fruta, letra higjenike dhe të lagur.
Biseda normale për një çift me fëmijë, apo jo?
Ndër të tjera, Oltës i është kërkuar një foto me
partnerin, fotoja e fundit me të, takimi i tyre i parë dhe fotoja e parë me Amar.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 09:47