Burgu në të cilin ia “vlen” të vuash dënim (FOTO LAJM)

dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në burgun më të ri e më të madh që pritet të hapet në Britani.

“HMP Berwyn” që do të hapet në Wrexham, ka një kapacitet prej 2100 të dënuarish.

Një qeli, nëse mund të quhet e tillë, do të ndahet mes dy personave dhe brenda tyre janë të përfshirë kompjuteri, telefoni, dushi dhe banja.

Fatkeqësish për të dënuarit nuk do të lejohet interneti, gjithsesi për të kaluar kohën e lirë ata do të kenë opsione të shumta.

Por burgu, i cili ka kushtuar 256 mln euro, ka marrë shumë kritika se nuk është aq sa duhet ndëshkues.

Por drejtuesi i këtij burgu, Russ Trent, shprehet se beson se “HMP Berwyn” do të jetë mjaftueshëm rehabilitues për të dënuarit dhe do të ndihmojë që ata aftësohen profesionalist e do jenë të gatshëm për të rinisur jetën pas dënimit.
Shtuar më 14/08/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori